Linja telefonike e vaksinimit në dhjetë gjuhë, në Kantonin e Cyrihut tani është në dispozicion edhe për pyetje rreth vaksinimeve përforcuese.
Kështu, siç bën të ditur faqja e internetit e këtij kantoni, për pyetje në lidhje me vaksinimin përforcues, linja telefonike e vaksinimit është e disponueshme në numrin e telefonit: 0848 33 66 11 çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në 23:00 (gjermanisht, anglisht, frëngjisht).
Për të shmangur kohën e pritjes, departamenti i shëndetësisë rekomandon thirrjen e linjës telefonike nga ora 18:00 gjatë javës ose në fundjavë.
Ndërsa numrat e telefonit dhe oraret e funksionimit të linjës së vaksinimit në shqip, italisht, portugalisht, serbisht, kroatisht, boshnjakisht dhe spanjisht mund të gjenden në faqen e internetit të Kantonit të Cyrihut: https://www.zh.ch/de/gesundheit/coronavirus/coronavirus-impfung.html#-604175924
albinfo.ch ju njofton se gjuhën shqipe mund të informoheni në këtë numër telefoni: +41 44 244 54 41
Informimi në gjuhën shqipe mund të bëhet në këto orare:
E hënë, nga ora: 08.00–11.00 dhe nga 17.00–20.00
E martë: Nga ora 17.00–20.00
E mërkurë: Nga ora 08.00–11.00 dhe nga 17.00–20.00
E enjte: Nga ora 17.00–20.00