Në këtë moment, mbi njëmbëdhjetë milionë njerëz janë në burgje në mbarë botën. Por të burgosurit nuk janë të shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet.
Kështu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të personave të burgosur, si proporcionalisht me numrin e popullatës ashtu edhe me numra absolutë, transmeton albinfo.ch. Këtë e tregojnë të dhënat aktuale nga World Prison Brief.
Kështu, në SHBA janë mbi dy milionë njerëz “prapa grilave”.
Në vendin e dytë është Kina me 1.7 milionë të burgosur – të paktën këto janë shifrat zyrtare të cilat, për shembull, nuk përfshijnë personat në paraburgim. Në përgjithësi, numri i rasteve të paraportuara mendohet të jetë dukshëm më i lartë, shkruan watson.ch.
Për nga numri i popullsisë, SHBA pasohet nga shteti afrikan Ruanda, pastaj nga Tajlanda dhe Brazili.
SHBA: 629 të burgosur për 100,000 banorë
Ruanda: 545
Tajlanda: 445
Brazili: 381
Sipas raportit, Zvicra renditet e 171-ta nga të gjitha vendet. Ajo ka aktualisht 6 316 të burgosur sipas të dhënave të 31.1.2021 të BFS (Zyra Federale e Statistikave).