Në zonën e Çakorrit sot u mbajt protestë paqësore nga banorë dhe aktivistë nga Peja, Plava dhe Gucia.
Protesta u zhvillua nën sloganin “Mjaft me izolim!”, teksa protestuesit kërkuan funksionalizimin e rrugës dhe hapjen e pikës kufitare në Çakorr, që do të mundësonte lidhje më të lehtë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Organizatorët kanë theksuar se kërkesa për hapjen e kësaj pike kufitare është e kahershme dhe lidhet me lëvizjen e lirë dhe zhvillimin ekonomik të zonës, transmeton albinfo.ch.

