Në disa qytete të Gjermanisë, por edhe në vende tjera është festuar Pavarësia e Kosovës, megjithatë në Bürstadt, kjo ndodhi për herë të parë. E, gjitha kjo falë Magbule Dedincës, shkruan “buerstaedter-zeitung.de’.
“Me familjen time, unë jam integruar në Gjermani”, thotë 27-vjeçarja shqiptare, Magbule Dedica, e cila që nga mosha katër vjeçare jeton në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
“Megjithatë, unë dua që edhe fëmijët e mi të mos harrojnë kulturën dhe traditën shqiptare”, ka shtuar ajo.
Në qytetet tjera është festuar dhe Magbule Dedinca ka dashur që Pavarësia e Kosovës të festohet edhe në Bürstadt. Që nga dhjetori, nëna e dy fëmijëve ka trajnuar një grup të vajzave për të vallëzuar valle popullore shqiptare. Më parë Magbulja ishte valltare, por për shkak të shtatzënisë, ajo e kishte lënë këtë hobi.
Megjithatë, ajo po jetëson ëndrrën e saj. Gjashtë vajza nga mosha 6 deri më 11-vjeçare ushtrojnë valle nga ora 17:30 deri në ora 19:00 në shkollën “Kohler”. “Sigurisht ne pranojmë djemtë ose fëmijët gjermanë”, ka shtuar tutje ajo.
Kështu edhe erdhi ideja për të organizuar një ndejë për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe përgjigja ishte e shpejt me mbi 100 rezervime.
Gjashtë vajzat me kostume kombëtare kanë performuar, kurse vlerësimi i publikut ishte shumë pozitivë. Ato janë pritur me duartrokitje.
Gjithashtu kishte edhe këngë ‘live’ shqiptare dhe një atmosferë e mirë. Magbule Dedinca nuk dëshiron të harrohen traditat shqiptare, derisa nuk përjashtohet as mundësia që në të ardhmen të organizojë një koncert.