Nesër në Bruksel do të takohen kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.
Para disa ditëve, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se në takim do të diskutohet për vendimin e BQK-së në lidhje me dinarin serb dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilën e ka quajtur çështje urgjente, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, Petkoviq dje ka thënë se në takim do të diskutohen të gjitha çështjet e rëndësishme për deeskalimin e situatës, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si dhe çështjen e dinarit.