Këshilli Federal dha 2.5 milionë franga për ndërtimin e një memoriali “për të përjetësuar kujtimin e viktimave të Holokaustit”, njoftoi qeveria të mërkurën, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa vendndodhja e saktë nuk është vendosur ende, memoriali “do të ngrihet në një pikë qendrore në Bernë, e arritshme për të gjithë”.
Me këtë memorial, “Zvicra dhe qyteti i Bernës dërgojnë një sinjal të rëndësishëm kundër gjenocidit, antisemitizmit dhe racizmit dhe për demokracinë, sundimin e ligjit, lirinë dhe të drejtat themelore individuale”, tha qeveria.