Papunësia e regjistruar në Bosnjë e Hercegovinë ka kaluar shifrën 44 për qind, ka bërë të ditur Agjencia e Punës në këtë vend.
Sipas saj, mbi 540.000 njerëz kanë qenë të papunë në fund të prillit, që përkthyer në përqindje do të thotë 44.1 për qind.
Numri total i të punësuarve në Bosnjë e Hercegovinë është 688.000.