Kantoni i Bazel-Stadt prin me numrin e njerëzve të pafe. Siç raporton «SonntagsZeitung», në vitin 2011 ishte raportuar për 42 për qind të qytetarëve që nuk i përkasin asnjë religjioni. Më 2012 numri i tyre është rritur në 44.7 për qind, sipas një studimi të Entit Statistikor të Bazel-Stadt.
Sipas Roger Thiriet, zëdhënës nga Kisha e Reformuar Ungjillore në Bazel-Stadt, kjo është pjesërisht për shkak të tatimit më të lartë që i ngarkon kisha në Zvicër. “Në Bazel gatishmëria për të lënë kishën është më e lartë se në kantonet e tjera, ku kisha dhe shteti i ngarkojnë së bashku me tatime”.
Gjithashtu Christan Griss, president i Këshillit nga Kisha Katolike Romake Bazel-Stadt, vërteton këtë përshtypje. “Shumë njerëz mendojnë pse duhet të paguajnë për diçka që nuk ndjehen me të vërtetë të lidhur me të”.