Me këngë e valle, sot është mbajtur “Dita e Mërgimtarëve” në Shalë të Bajgorës, përcjell albinfo.ch.
Ky aktivitet u pëcoll me program artisitik, ku performuan ansambli ‘Mitrovica’ dhe u paraqitën me pika të ndryshme rapsodë dhe grupe folklorike.
“Dita e Mërgimtarëve” u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
“Në emër të ministrit Dardan Gashi, të pranishimit i ka përshëndetur këshilltari politik i tij, Muhamet Selmani. Selmani ka theksuar mbështetjen që MDIS-i i ka dhënë në vazhdimësi diasporës shqiptare”, thuhet në njoftimin e MDIS-it.
“Dita e mërgatës” apo “Dita e Mërgimtarëve” është një ndër aktivitetet në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës” që i kushtohet mërgimtarëve.