Në Aeroportin e Athinës policia ka zbuluar në bagazhin e dy amerikanëve “suveniret” më makabre që mund të mendohen. Gjashtë kafka njerëzish të vdekur kishin me vete turistët e rinj, 25 respektivisht 28 vjeçarë.
Ata janë arrestuar dhe janë sjellë para gjyqit ku është dashur të përgjigjeshin për fyerje të të vdekurve. Por gjyqi i ka shpallur ata të lirë, shkruajnë mediet greke dhe transmeton Süddeutsche Zeitung.
Turistët kanë deklaruar se kafkat i kanë blerë në një shitore ekskluzive në ujdhesën Mykonos. Kjo ujdhesë e “të bukurve dhe të pasurve” është e njohur për festat dhe orgjitë e jashtëzakonshme që bëhen në të.
Të rinjtë amerikanë dëshironin që kafkat t`i përdornin në festën amerikane Halloween dhe kishin paguar nga 25 euro për secilën.
Tash policia po e heton shitësin e kafkave.