Në 24 orët e kaluara, 120 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 20,378.
BAG gjithashtu raporton 10 vdekje të mëtejshme në lidhje me koronavirusin, të gjitha këto vdekje janë regjistrime të vonshme, që nuk janë llogaritur më parë, pra nuk janë në afatin 24 orësh.