Dymbëdhjetë milionë hektarë, të mbuluara me pemë, u fshinë nga faqja e dheut në 2018, sipas një studimi të kryer nga projekti ”Global Forest Watch” (GFW).
Veçanërisht shqetësuese është zhdukja e 3,64 milionë hektarëve të të ashtuquajturit ”rainforest”, që përmban pemë veçanërisht të mëdha në moshë dhe ruan sasi të mëdha të karbonit në krahasim me pyjet e tjera.
Kjo zhdukje është e barabartë sa sipërfaqja e Belgjikës, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
”Të dhënat u hartuan nga Universiteti i Marylandit”, sipas GFW duke përdorur vlerësimin e imazhit satelitor.
Duke thithur karbonin në atmosferë, pyjet luajnë një rol të madh në rregullimin e klimës së Tokës.