Transporti publik i Gjenevës është duke u përgatitur për një ndryshim në fund të vitit. Ka plane për të sjellur tri projekte të reja në të njëjtën kohë, përcjell albinfo.ch.
Më 19 dhjetor Léman Express do të fillojë të funksionojë. I njohur dikur si CEVA, linja e re e trenave do të vazhdojë nga Annemasse në stacionin kryesor të trenit në Gjenevë, duke përdorur linja të reja, stacione dhe tunele.
Në të njëjtën ditë, Annemasse do të ketë në funksion edhe një shërbim të ri të tramvajit. Linja 17 do ta kalojë në kufirin me qytetin francez për herë të parë që nga vitet gjashtëdhjetë, përcjell albinfo.ch.
Ndryshimi I tretë do të jetë një linjë e re tramvaji dhe autobusi pranë aeroportit, përcjell albinfo.ch.
Shpresohet se shërbimet e reja do të ulin ndjeshëm sasinë e trafikut të makinave që kalojnë kufirin në Bardonnex.