Para festës së Kurban Bajramit në Kosovë shumë familje me nevojë janë ndihmuar.
Këto familje janë ndihmuar në mënyra të ndryshme, derisa Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” po vazhdon me aksione të pandërprera për të ndihmuar këto familje, përcjell albinfo.ch.
Siç bëhet e ditur edhe në faqen e saj në rrjetet sociale, shumë familje janë ndihmuar me gjëra ushqimore, në mënyrë që festa e Bajramit t’i gjejë me tryezën e mbushur.
Por, përveç gjërave ushqimore, në ditët e fundit, ka filluar edhe ndërtimi i një shtëpie, derisa një tjetër është inauguruar.
Shumë donatorë japin kontribut të madh, derisa si gjithmonë edhe mërgimtarët vazhdojnë të japin shumë ndihma në Kosovë.
https://web.facebook.com/shoqatabemirese.jetimateballkanit/videos/1543408392388978/