Zyra Federale për Migracion është e mendimit se ndalimi i ndihmave sociale dhe dhënia vetëm e ndihmave emergjente për azilkërkuesit nuk përbën shkelje ligji.
Një ekspertizë që ka bërë kjo zyrë konstaton se një zgjdhje e tillë është në përputhje si me kushtetutën federale ashtu dhe me të drejtën ndërkombëtare.
Ekspertizën e ka porositur Komisioni për Politikë Shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, i cili ka marrë sot në dijeni rezultatin e saj. Ndërkohë, pas dy javësh kjo problematikë do të debatohet edhe në parlament.
Politikanët e spektrit të djathtë synojnë që regjimin e ndihmave emergjente në vend të atyre sociale ta shtrijnë te të gjithë azilkërkuesit, që nga dita e tyre e parë e hyrjes në Zvicër.