Pronari i Firmës VIZ (Versicherungs Informations Zentrum) me seli në Zug të Zvicrës, Serkan Dogan të shtunën më 10 tetor shpërndau në Mitrovicë 120 Paketime në vlerë 5089 euro. Përfituesit e këtij aksioni human ishin 120 familje me kushte të rënda ekonomike kryesisht familje me anëtarë të sëmurë, familje pa të ardhura dhe me asistencë sociale.
Këtë aksion e ndihmuan shoqata „Dora e Vendlindjes“ DeV-i , shoqata „Zgjatma dorën“ si dhe firma „Prodhime si n`Shpi“.
Që këto ndihma të shpërndahen në Mitrovicë ka ndihmuar edhe Konsullata e Kosovës në Zvicër.
Serkan Dogan me këtë rast ka premtuar se suksesin e firmës së tij do ta ndajë me skamnorët e Kosovës në vazhdimësi.


