Të dielën e kaluar, rreth orës 22.30, policia gjermane nga Passau e ka kontrolluar një veturë të llojit “VW” me autotarga gjermane, në pushimoren e autostradës A3 pak para kufirit gjermano-austriak.
Vozitës ka qenë një shtetas 52-vjeçar i Kosovës i cili kishte marrë rrugën për në vendlindje, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Në bagazhin e veturës kishte ngarkuar një saldues me bombola gazi të llojit “Argon”, por pa ventilë mbrojtës.
Atij i është ndërprerë udhëtimi i mëtutjeshëm deri në përmbushjen e normave të transportit të sigurt të këtij mjeti. Kosovari është ndëshkuar në mënyrë përkatëse.