Sot, do të zhvillohen dy ndeshje në Kampionatin Evropian, në kuadër të Grupit F, që është konsideruar si më i vështiri në këtë Evropian, shkruan albinfo.ch.
Kampionia e Evropës me në krye Cristiano Ronaldo do të përballet me Hungarinë nga ora 18:00. Portugezët shihen favorit në këtë duel dhe janë një nga favoritët për titullin e më të mirit në Evropë.
Nga ora 21:00 përballen Franca dhe Gjermania. Francezët janë parë si favoritët kryesorë në Euro 2020, kurse gjermanët janë më të titulluarit me tre trofe në Evropë. Padyshim që sfida e sotme pritet të jetë shumë interesante.