Sonte përfundojnë ndeshjet në grupe të Euro 2020, ku do të përcaktohet përfundimisht se kush do të kualifikohet në 1/8 e finaleve dhe cilat do të jenë çiftet për fazën e ardhshme, shkruan albinfo.ch.
Në Grupi E, Suedia, Sllovakia, Spanja dhe Polonia kanë gjasa të kalojnë tutje dhe asgjë nuk është vendosur. Nga ora 18:00 përballen Suedia me Poloninë dhe Sllovakia me Spanjën. Suedia ka katër pikë, Sllovakia tri, Suedia dy dhe Polonia një. Vetëm suedezët kanë siguruar kualifikimin.
Grupi F dhe apo i ‘Vdekjes’ sonte zhvillon ndeshjet e fundit nga ora 21:00. Gjermania pas fitores ndaj Portugalisë përballet me Hungarinë që barazoi me Francën.
Kampionët e Evropës, Portugalia do të përballet me kampionen e Botës, Francën, në një duel fantastik. Francezët kanë siguruar kualifikimin, kurse portugezët sigurojnë me një barazim.