Të shtunën (nesër) do të zhvillohen ndeshje shumë interesante në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Zvicra do të ndeshet me Irlandën e Veriut nga ora 20:45, sfidë që është shumë interesante, pasi Nati ka tetë pikë nga katër ndeshje, kurse irlandezët vetëm pesë, shkruan albinfo.ch.
Kosova do të jetë mysafire e Suedisë, në takimin që zhvillohet nga ora 18:00. Dardanët nga pesë ndeshje kanë katër pikë, kurse suedezët nga katër ndeshje kanë nëntë pikë, duke shënuar tri fitore.
Shqipëria do të ketë sfidë jetike për kualifikim, ku është mysafire e Hungarisë, në ndeshjen që zhvillohet pa shikues. Kuqezinjtë nga gjashtë ndeshje kanë grumbulluar 12 pikë, kurse Hungaria ka 10. Ëndrra e kuqezinjve për Botëror mund të vazhdojë me fitore.