I pyetur nëse mund të përsëritet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe në cilin vend mund të zhvillohet kjo ndeshje nëse ndodh, Gianni Infantino u përgjigj se “është e mundur përsëritja e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe mendoj se Zvicra do të jetë një vend i preferueshëm, pse jo, edhe ndonjë tjetër vend evropian neutral pa prezencën e publikut”, transmetojnë mediat në Tiranë
Megjithatë duhet parë reagimi i dy federatave nëse janë dakord për përsëritjen e ndeshjes apo jo. Nëse ndeshja riluhet Shqipëria ka mundësi të shkojë në 7 pikë, duke marrë vendin e parë në grup.