Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, ka njoftuar se nuk është e vërtetë që para ndeshjes Shqipëri-Spanjë do të organizohet një ceremoni lamtumire për të, shkruan albinfo.ch.
Ai shkruan se ceremonia e lamtumirës nga kombëtarja me shumë mundësi do të mbahet në 6 mujorin e parë të vitit tjetër. Kujtojmë që ai ka luajtur 94 ndeshje me kuqezinjtë, duke mbajtur rekordin në këtë aspekt.
Postimi i Canës në ‘Facebook’
“Përshëndetje te gjithë miq, më kanë pyetur rreth ceremonisë së lamtumirës me kombëtaren dhe zërat qe po qarkullojnë për mbajtjen e saj më 9.10 në Shkodër!!!
Doja të ju informoj që nuk është e vërtetë dhe me shumë mundësi kjo ceremoni do të mbahet në 6 mujorin e parë të 2017-ës.
Me respekt dhe dashuri Loriku”, L.C 5”, ka shkruar Cana.