Liga e Kombeve, pas hedhjes së shortit, ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve që do të zhvillohen nga muaji shtator deri në nëntor të këtij viti.
Kosova është vendosur në Grupi C dhe do të përballet me: Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
Ndeshjen e parë do ta luajë si mysafire kundër Moldavisë më 3 shtator, ndërkaq përballjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndaj Greqisë më 6 shtator.