Skuadra më e suksesshme shqiptare në Zvicër, FC Kosova Zurich, ka ftuar adhuruesit e tij për përkrahje në ndeshjen e parë për këtë edicion.
Kuqezinjtë do të përballen me Delemont, që para disa vitesh garonte në elitën e futbollit zviceran, shkruan albinfo.ch.
Ndeshja do të zhvillohet më 22 gusht, nga ora 15:30. Kjo është përballja e parë në këtë edicion për skuadrën shqiptare.
FC Kosova Zurich ka arritur suksesin më të madh në Zvicër, duke garuar në Ligën e Parë Inter-Regjionale. E, gjithë kjo është arritur falë punës së madhe të kryesisë që ka bërë ndër vite.
President i klubit është Nesret Limani, ndërsa në bordin e saj ka anëtarë të dalluar, si Kushtrim Dërmaku, Orhan Spahiu, Përparim Avdili, Fiton Bunjaku, Mikel Lazri, Ilir Morina dhe Adnan Ismajli.