Janë publikuar formacionet për ndeshjen Spanjë-Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi Bernard Challandes në portë i ka besuar Ujkanit, në mbrojtje janë Aliti, Vojvoda, Dreseviq, kurse në krah janë Hadërgjonaj dhe Kololli, kurse në mesfushë janë Kryeziu, Halimi e Celina, ndërsa në sulm Rashica dhe Muriqi.
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, ka publikuar formacionin e tij për ndeshjen kundër Kosovës.
Enrique ka vendosur për formacionin 4-3-3, por që në të nuk e ka përfshirë kapitenin Sergio Ramos.
Në portë, Enrique ka vendosur portierin Unai Simon, derisa në mbrojtje ka zgjedhur Jordi Alban, Inigo Martinezin, Eric Garcian e Marcos Llorenten. Mesfusha e Spanjës, përbëhet nga Sergio Busquets, Pedri e Koke, kurse në sulm janë Alvaro Morata që do të jetë i përkrahur nga Ferran Torresi dhe Dani Olmo.
Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, i takon Grupit B dhe nis në orën 20:45.
