Kosova e Cyrihut ka arritur objektivin këtë edicion, ndërsa fton tifozët shqiptarë për festë, të shtunën, në ndeshjen e fundit për këtë edicion.
Takimi zhvillohet nga ora 16:00 ndaj Luzern II, që është sfida e fundit për këtë sezon, shkruan albinfo.ch.
Kosova renditet në vendin e 11-të pas 25 javësh me 31 pikë, apo nëntë fitore, katër barazime e 12 humbje.
Golashënuesi më i mirë i FC Kosovës është Labinot Osmani me dhjetë gola.

