Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka ngushëlluar familjen Dina nga Rahoveci i cili jetoi në Zvicër, për rastin tragjik të humbjes së më të dashurit të tyre, Florentit.
Florenti ishte sportist i dalluar, por që fatkeqësisht ndërroi jetë herët.
Postimi i plotë i Smajl Latifit:
Është humbje e madhe për familjen Dina nga Rahoveci për vdekjen e papritur të të riut, Florentit. Gjithashtu, komuna e Rahovecit, humbi një sportist të dalluar, i cili jetoi në Zvicër dhe ka treguar suksese atje.
Duke bashkëndier me dhimbjen e madhe që keni, dua t’i ngushëllojë nga zemra familjarët e Florent Dinës, të afërmit, qytetarët dhe në veçanti, sportistët!
Prehu në paqe, Florent!
SL