Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se rreth orës 03:15 të mëngjesit të sotëm në Spitalin Rajonal të Pejës ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet Z. Ll., i lindur më 1942.
I burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të QK Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë.
Sipas SHKK-së Z.Ll. po vuante nga sëmundje të zemrës dhe mushkërive.
I njëjti ishte i dënuar për veprën penale Vrasje e rëndë. Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.