Në orët e hershme të mëngjesit, ka ndërruar jetë nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ali Xheladin Sinani.
“Kapter Ali Sinani ka shërbyer me përkushtim të madh në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe në muajin nëntor është sistemuar në Brigadën e Mbështetjes Operacionale të FSK-së”, shkruan në komunikatën e MFSK-së, shkruan Klankosova, përcjell albinfo.ch
“Aliu një jetë të tërë ia kushtoi krijimit të Shtetit të Kosovës; si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shërbeu në Zonën Operative të Llapit në Brigadën 151 ‘Zahir Pajaziti’, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së”.