Sergio Marchionne ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare në spitalin universitar në Cyrih.
“Fatkeqësisht ka ndodhur ajo që ne i frikësoheshim. Sergio, personi i miqësisë, na ka lënë”, tha John Elkann (42), i cili do të jetë shef i ri.
Ai iu nënshtrua rikuperimit shëndetësor prej qershorit, megjithatë gjendja e tij u përkeqësua ditët e fundit. Dalja e tij e fundit publike ishte më 26 qershor.
I ndjeri udhëhiqte me kompaninë gjigante të automjeteve nga 2004, duke qenë edhe ndër personat më me ndikim në Itali.