Sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari tjetër, 18 vjecari nga aksidenti tragjik që ndodhi dje në Landin e Baden Württemberg-ut.
Një njoftim të tillë e dha ministrja e Jashme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Albinfo.ch.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari tjetër në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Württemberg”, ka njoftuar Haradiaj-Stublla.