Një person që ishte duke fluturuar në aeroplanin e linjës Bazel-Shkup, është raportuar se nuk kishte shenja jete.
Ngjarja ka ndodhur më 23 prill, kur, pasi që aeroplani ka aterruar në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, u konstatua se burri në fjalë nuk tregonte shenja jete.
Mjekët këtë e kanë konstatuar vdekjen e tij vetëm disa minuta më pas, përcjell albinfo.ch.
Mediat shqiptare të Maqedonisë Veriore raportojnë se personi i vdekur është K.K. (74-vjeçar) nga Gostivari.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar tek familja.