Këshilltari i Shtetit, Mermoud, i kantonit Vaud, i dalë nga formacioni politik SVP-UDC, ka ndërruar jetë mbrëmë vonë, në moshën 59-vjeçare, pas një sulmi kardiovaskular.
Edhe pse gjendja e tij shëndetësore ishte më e mirë nga e premtja e kaluar, J.-C. Mermoud, sportist i dalluar, nuk ka mundur t’ i përballojë përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Debatet e sotme të mëngjesit në Vaud janë anuluar.