Tirana International Airport shkruan se janë të lumtur të njoftojnë se më 5 tetor arritën në 4 milionë pasagjerë për vitin 2022, përcjell albinfo.ch.
TIA dëshiron të shprehë mirënjohjen për çdo pasagjer që udhëtoi përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Me këtë rast, zonja e cila u rendit si pasagjerja e 4-miliontë u nderua me një mirënjohje nga Aeroportit Ndërkombëtar i Tiranës.
