Ministria kosovare e Diasporës e ka nderuar platformën Albinfo.ch me çmimin “reportazhi më i mirë i shkruar për diasporën”. Fitues i këtij cmimi është gazetari i portalit “albinfo.ch” Alban Hamza.
Ky çmim është ndarë të martën në Prishtinë në një mbrëmje të organizuar në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”.
Çmime tjera për media që janë ndarë nga Ministria e Diasporës janë: ” Çmimin për kontribut të veçantë në afirmimin e diasporës, të cilin e ka marrë Radio Rilindja në Oslo, ndërsa çmimi për storien më të mirë televizive e ka marrë gazetarja e RTK-së, Valdete Osmani.
Çmimi për kontribut të veçantë i është ndarë edhe gazetarit Behlul Jashari.