Njëri nga personat që vdiqën mbrëmë nga pasojat e sulmit terrorist në Vjenë është edhe N. V., një 21-vjeçar nga Veleshta e Strugës së Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, edhe burime të albinfo.ch nga familja e të ndjerit konfirmojnë këtë lajm, por nuk duan që t`u publikohet emri.
Dyshohet se 21-vjeçari ka ndërruar jetë pasi është qëlluar nga ana e terroristëve në momentin kur ka dalë nga një lokal për të pirë një cigare.