Të mërkurën në mbrëmje, pranë kufirit të Hungarisë me Serbinë, policia hungareze gjeti një grup prej 52 migrantësh. Ata u dërguan në një qendër ndalimi për azilkërkues, transmeton Radio Televizioni i Serbisë.
Migrantët nuk posedonin dokumente personale, por të gjithë e kanë deklaruar veten me origjinë afgane.
Vendet e Ballkanit Perëndimor shumë shpesh janë përdorur si tranzit për të kaluar në Evropë nga migrantët e Lindjes së Mesme, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Për të mbajtur nën kontroll çështjen e migrantëve, Bashkimi Evropian ka nënshkruar marrëveshje për ndihmë të kontrollit kufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi.
Ditë më parë pesëdhjetë oficerë, 16 makina patrullimi dhe një furgon që vijnë nga 12 vende anëtare të BE-së u vendosën përgjatë kufirit Shqipëri-Greqi.