Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, Aeroporti Ndërkombëtar në Hamburg të Gjermanisë ka pezulluar të gjitha fluturimet, duke lënë qindra pasagjerë të bllokuar.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Aeroportit të Hamburgut, Stefanie Harder, e cila u shprehur se të gjithëve iu kërkua të largoheshin nga aeroporti të dielën pasi teknikët u përpoqën të zgjidhnin problemin, përcjell albinfo.ch.
Aeroporti është i pesti më i madh në Gjermani.
Në një mesatare të së dielës, 200 aeroplanë arrijnë ose largohen nga Hamburgu.