Këtë vit shumë nxënës kanë braktisur shkollat, pasi që bashkë me familjet ua kanë mësyrë vendeve të Perëndimit për një jetë më të mirë.
Thuajse çdo ditë, mësuesit përcjellin nxënësit e një karrige në klasë mbetet bosh.
Me një moment të tillë u ballafaquan nxënësit e shkollës fillore “Ndre Mjeda” në Rakosh të Istogut.
Siç shihet në këtë video, kujdestari i klasës, profesor Gani Arifaj, përcjell nxënësin nga klasa e tij.
Derisa, nxënësit e tjerë po e përshëndesin, duke i uruar atij të mira në vendin ku po shkon, Gjermani.
Ndërsa, edhe lotët nuk munguan kur nxënësi përqafoi mësuesin e përshëndeti për herë të fundit shoqërinë e klasës, përcjell Albinfo.ch.