Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për funksionalizimin e Ministrisë së Diasporës, përderisa, si rezultat i formimit të kësaj ministrie, kabineti qeveritar është dashur që të ndryshojë dhe plotësojë edhe rregulloren numër 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe të ministrive.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka kërkuar që Qeveria të ndajë mjetet financiare për funksionalizimin e plotë të kësaj ministrie me kapacitetet e plota të parapara me legjislacionin në fuqi, njofton Kosovapress.
Kërkesës së Makollit i është dhënë mbështetje, mirëpo nuk është bërë e ditur shuma që i është ndarë Ministrisë së Diasporës, përderisa as zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk ka dashur të përgjigjet se çfarë shume e mjeteve i është ndarë Ministrisë së Diasporës.