Mbi 52 milionë euro parashihen të investohen në ngritjen e infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore dytësore dhe tretësore, e që do të jetë investim nga Komisioni Evropian përmes kornizës për investime në Ballkanin Perëndimor.
Kështu është bërë e ditur në ceremoninë përmbyllëse të studimit të fizibilitetit për ngritjen e infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore.
Investime do të ketë edhe në spitalet e përgjithshme rajonale. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se ajo që dëshirojnë të arrijnë me këtë projekt është përmirësimi i infrastrukturës dhe modernizimi i pajisjeve mjekësore në institucionet mjekësore.
Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, tha se janë të interesuar të investojmë në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në interesat e qytetarëve.