NATO nuk ka plan për të ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë, pavarësisht paralajmërimeve për një pushtim të vendit nga Rusia, transmeton Albinfo.ch.
“Nuk kemi asnjë plan të dislokojmë trupat ushtarake të NATO-s në Ukrainë. Aleatët e NATO-s kanë trajnuesit atje, ne i ndihmojmë nga NATO me kapacitetet tona, për të modernizuar mbrojtjen e tyre, përfshirë edhe mbrojtjen kibernetike. Aleatët e NATO-s po ashtu sigurojnë pajime, armë mbrojtëse, siç ka siguruar deri tani Britania e Madhe, si për shembull, me armë anti-tank”, tha Stoltenberg.