Skip to content

NATO, me stërvitjen më të madhe të mbrojtjes kibernetike

NATO dhe disa shtete partnere po marrin pjesë në një stërvitje katërditore të mbrojtjes kibernetike në Estoni. ”Gjatë stërvitjes, e cila filloi të martën, ekipet nga 38 vende duhet të mbrojnë sistemet e vërteta kompjuterike nga sulmet në kohë reale dhe të praktikojnë vendimmarrjen taktike dhe strategjike në situata kritike”, sipas Qendrës së Përsosmërisë së […]

NATO dhe disa shtete partnere po marrin pjesë në një stërvitje katërditore të mbrojtjes kibernetike në Estoni.

”Gjatë stërvitjes, e cila filloi të martën, ekipet nga 38 vende duhet të mbrojnë sistemet e vërteta kompjuterike nga sulmet në kohë reale dhe të praktikojnë vendimmarrjen taktike dhe strategjike në situata kritike”, sipas Qendrës së Përsosmërisë së Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Talin.

Organizata raportoi më shumë se 3 000 pjesëmarrës. transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.

”Lufta kibernetike mund të mos jetë aq e dukshme, por ajo është e integruar në luftë”, tha ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, duke iu referuar luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Që nga viti 2008, Estonia ka qenë shtëpia e qendrës së NATO-s, e cila është një lloj instituti ushtarak jashtë strukturës komanduese të aleancës ushtarake perëndimore.

Ajo u themelua në vitin 2007 pas një sulmi të gjerë kibernetik kundër Estonisë.