“NATO është e gatshme të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, përgjatë viteve në vazhdim”.
Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stolteberg, i cili paralajmëroi se duhet të përgatiteshin për një luftë të gjatë.
“Ekziston absolutisht mundësia që kjo luftë të zvarritet për muaj e madje edhe vite”, tha Stoltenberg gjatë një takimi me të rinjtë në Bruksel. Shefi i NATO-s tha se aleatët po përgatiteshin ta furnizonin Kievin me armë të standardit të aleancës, raporton Cnn.
Me herët, Stoltenberg tha se Finlanda dhe Suedia mund t’i bashkoheshin aleancës shumë shpejt.