Vendet e NATO-s duhet të kompensojnë shkurtimet e pas Luftës së Ftohtë në pajisjet ushtarake për t’i dhënë aleancës kapacitetin për t’iu përgjigjur me shpejtësi një konflikti, tha për Reuters komandanti i forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s, i pari në radhë për t’iu përgjigjur një krize, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi një sasi të jashtëzakonshme forcash, por mangësia jonë është se shumica e këtyre forcave nuk janë të gatshme për luftim në një bazë të përhershme – thjesht sepse nuk kanë të gjitha pajisjet që u nevojiten”, tha gjenerali Joerg Vollmer.
Ai foli për Reuters në margjinat e një stërvitje të NATO-s në Norvegji të shtunën, mes tensioneve të rritura për luftën në Ukrainë, përcjell tutje albinfo.ch.