Skip to content

NASA nis kërkimet për ujë në Hënë

Pyetjes nëse ka apo jo ujë në Hënë po përpiqet t’i japë përgjigje NASA. Agjencia hapësinore amerikane njofton se ka zgjedhur zonën e Polit Jugor të Hënës, ku do të dërgojë roverin e parë robotik në kërkim të ujit. Agjencia tha se roveri, i quajtur VIPER, do të ulet në Hënë për të eksploruar sipërfaqen dhe […]

Pyetjes nëse ka apo jo ujë në Hënë po përpiqet t’i japë përgjigje NASA. Agjencia hapësinore amerikane njofton se ka zgjedhur zonën e Polit Jugor të Hënës, ku do të dërgojë roverin e parë robotik në kërkim të ujit.

Agjencia tha se roveri, i quajtur VIPER, do të ulet në Hënë për të eksploruar sipërfaqen dhe nëntokën për ujë dhe burime të tjera. Roveri do të shpenzojë 100 ditë duke kërkuar për burimet e ujit.

Zona që do të studiohet mbulon një sipërfaqe prej 93 kilometra katrorë. Pajisja hapësinore është sa madhësia e një karroce golfi dhe do të kërkojë në rezervat e ujit të akullit deri në një metër nën sipërfaqen hënore.

Roveri do të mbledhë mostra që do t’i lejojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë shpërndarjen e burimeve në Hënë.

Anijet kozmike që rrotullohen rreth Hënës tashmë kanë identifikuar shenja uji në polin jugor, por NASA nuk e di saktësisht se ku është ai ujë apo si është përbërja e tij kimike.

“Aty ku ka ujë, ka karburant”, është shprehur administratori i NASA-s, Bill Nelson.

Agjencia hapësinore shpreson të krijojë një bazë të përhershme në Hënë, pastaj ta përdorë atë për të nisur misionet e para njerëzore në Mars./Euronews