Skuadra e njohur italiane, Napoli nuk e ka harruar futbollistin e talentuar shqiptar, Milot Rashica dhe futbollisti i lindur në Vushtrri mund të transferohet në verë, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti i talentuar kosovar ka tërhequr prej kohësh interesin e drejtuesve të klubit italian që po e monitoron me kujdes situatën e tij te Vitesse.
Gjatë verës u përfol për disa tentativa për të afruar mesfushorin që e sheh si zëvendësuesin ideal të Callejon. Por më pas futbollisti vendosi të kalonte të paktën edhe një vit te klubi holandez para se të bënte lëvizjen e radhës për karrierën e tij.
Sipas “Tuttosport” në Itali, Napoli ka planifikuar që të transferojë edhe një mesfushor dhe ndër emrat favorit është edhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës.