Bëhet e ditur se në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin vazhdoi tradita e leximit të përrallave për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, organizim ky që lidh Ambasadën e Kosovës edhe këtë vit me shoqatën „Märchentage Berlin“ 32, shkruan albinfo.ch.

Mysafirët e vegjël të ambasadës – nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore Stechlinsee – Berlin, lexuan përrallat shqipe nga fletushka e përgatitur dhe e përkthyer enkas për këtë ngjarje. Në fund të leximit u zgjua kureshtja e fëmijëve edhe për pyetje-përgjigje për shtetin e Kosovës. /Albinfo.ch
