Filmat shqiptar “Çlirim” dhe “Kthimi” të regjisorëve Burim Haliti dhe Kastriot Abdyli që u shfaqën edhe në Mynih para publikut shqiptar e gjerman, ishin mjaft mbreslënës si me temat e shtjelluara ashtu edhe me aktrimin profesional, kostumografinë dhe regjinë, shkruan albinfo.ch.
Shfaqja e një sekuence mjaft të dhimbshme të luftës në Kosovë në filmin “Çlirimi“ të Burim Halitit dhe prezentimi i traditës dhe zakoneve tona, në veçanti vënja në pah e tolerancës ndërfetare që është një karakteristikë e kombit shqipëtar, pastaj zhvillimi i ngjarjes duke treguar edhe një virtyt shumë hyjnor, pra mbajtjen e besës, gjithnjë duke prezentuar veshjet tona të bukura dhe gjuhën e pastërt shqipe u shfaqën aq bukur në filmin “Kthimi“ të Kastriot Abdylit.
Fal ndihmës dhe përkrahjes nga Fondacioni Besa, u bë e mundur që përmes këtyre dy filmave të prezentohen këto vlera tonat kombëtare edhe para publikut ndërkombëtar. /Albinfo.ch