Mutacioni i koronavirusit që u shfaq në Britaninë e Madhe në shtator, tani është zbuluar për herë të parë edhe në Austri, shkruan heute.at, përcjell albinfo.at.
Materiali gjenetik i provave të virusit u gjet në katër mostra të marra në Aeroportin e Vjenës. Varianti e SARS-CoV-2, i cili me sa duket ka origjinën në Afrikën e Jugut, u zbulua gjithashtu edhe te një person tjetër. Në mesin e pesë personave të deritashme, tre prej tyre janë fëmijë, raporton heute.at, përcjell albinfo.at.
Mutacioni tani është përhapur në 32 vende, tha të hënën ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, në një konferencë për shtyp. Nga këto, 15 janë vende evropiane, ndër to edhe Austria.